Qeveria ka hedhur për konsultim publik ndryshimet në ligjin për avokaturën e shtetit. Në relacionin shoqërues të tij shpjegohet se qëllimi i ndryshimeve është hartimi i një metodologjie të qartë për vlerësimin profesional të avokatëve të shtetit. Përgatitja profesionale e tyre ka një rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh se janë përfaqësuesit e Shqipërisë në proceset e Arbitrazhit.