Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka dalë me vendimin për të bojkuar të gjitha seancave gjyqësore në Gjykatën e Posacme duke nisur nga kjo e martë. Vendimi është marrë si formë proteste ndaj rregullores së re të GJKKO, që mes të tjerave ndalon përdorimin e celularit brenda sallave gjatë seancave. “Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të rregullores së Gjykatës së Posaçme“, tha kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, teksa sipas tyre bojkoti nuk do zbatohet vetëm për masat e sigurisë. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka miratuar një rregullore të re, e cila përcakton një sërë rregullash për hyrjen në godinë, ndjekjen e seancave gjyqësore dhe aktivitetin e medias. Kjo praktikë është kundërshtuar nga palët e prekura nga këto masa kufizuese, ndaj kanë kërkuar rishikimin e saj, pasi e cilësojnë si pengim të punës së tyre.