Top News – Avioni vjen vërdallë për 20 minuta / Kontrollori në gjumë, nuk ulej dot në pistë
18/09/2025 14:02

Një pilot u detyrua të mbante një avion të mbushur plot me pasagjerë duke ardhur vërdallë një aeroporti pasi kontrollorin e vetëm të trafikut ajror e kishte zënë gjumi gjatë punës. Pasagjerët në fluturimin nga Parisi në Korsikë mbetën duke pritur në ajër pasi kontrollori po dremiste në mes të turnit ndërsa avioni u rrotullua për afro 20 minuta mbi Mesdhe. Autoriteti i aviacionit civil të francës tha se punonjësi i vetëm në tokë në aeroportin e korsikës, po flinte gjumë duke lënë fluturimin e Air Corsica-s të nisur nga aeroporti Orly i parisit, të bllokuar në ajër. Megjithatë, pas gati 20 minutash në ajër, piloti arriti ta ulte avionin në pistë, pasi kontrollori i trafikut ajror u zgjua. Kontrollori kishte qenë duke pritur në fakt avionin, i cili ishte një orë me vonesë, kur e zuri gjumi. Ai ishte i vetmi anëtar i stafit në turn ndaj askush tjetër nuk ishte aty për ta zgjuar. Kjo bëri që ai të mos ndriconte pistën e vetme 2400 metra të gjatë.Pa mundur që të ulej piloti vazhdoi të fluturonte rreth aeroportit ndërsa ekipi i zjarrfikësve nxitoi të kontaktonte me kullën e trafikut ajror. Më në fund dikush kishte mundur të ngjitej në kullë dhe të zgjonte kontrollorin. “Në një karrierë prej disa dekadash nuk më ishte dashur kurrë të përballesha me një situatë të tillë”, tha kapiteni pas uljes në tokë duke sqaruar sidoqoftë se në asnjë moment nuk kishte patur panik në bord. Madje edhe vetë pasagjerët e panë situatën me humor dhe gjetën shkak për të qeshur. Kontrollori ndërkohë ka rezultuar negativ në testin e alkoolit por sidoqoftë një sanksion i mundshëm po shqyrtohet, thanë autoritetet.

Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07
Top News – Avioni spiun i Putinit mbi Evropë / NATO ngre F-16 për ta ndjekur, alarm në Poloni
10/04 11:07
Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48