Top News – Avioni ushtarak rus përplaset me pallatin /Një tjetër poshtërim për Putinin, 13 të vdekur
18/10/2022 11:13

Të paktën 13 persona kanë vdekur pas rrëzimit të një aeroplani luftarak rus në një ndërtesë banimi në qytezën jugore të Rusisë, Jeisk, kanë thënë zyrtarët. Dy pilotët e aeroplanit Su-34, kanë dalë jashtë tij, para se aeroplani të godiste ndërtesën dhe të shkaktonte një zjarr të madh. Ministria ruse për Emergjenca ka thënë se tre fëmijë janë në mesin e viktimave. Zyrtarët kanë thënë se 68 persona janë shpëtuar nga zjarri në ndërtesën nëntëkatëshe. “Sipas raportimeve nga pilotët, arsyeja e rrëzimit ka qenë zjarri në një prej pajisjeve të aeroplanit gjatë uljes në tokë”, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes. Në disa pamje janë parë banorët lokalë duke tentuar t’i ndihmojnë njërit prej pilotëve, i cili shihet i shtrirë në tokë, me një parashutë mbrapa tij. Qyteza Jeisk gjendet afër zonës së luftës në lindje të Ukrainës dhe qytetit të shkatërruar të Mariupolit. Kremlini ka urdhëruar autoritetet kombëtare dhe rajonale për të ofruar "gjithë ndihmën e nevojshme” për viktimat. Komiteti Hulumtues i Rusisë ka thënë se ka hapur hetime penale dhe se hetuesit janë dërguar në skenën e sulmit.

Top Channel/ Zelensky lutet për “Patriot”/ 16 të vdekur, kërkon mbrojtje ajrore
20/08 23:01
Top News – Vuçiç letër NATO-s. I kërkon të mos lejojë hapjen e urës së Ibrit
20/08 19:30
Top News – Virusi i Nilit prek edhe Greqinë. Të paktën 13 viktima dhe 157 të infektuar
20/08 19:22
Top News – Rikthehen tensionet greko-turke. Projektet energjitike ‘mollë sherri’ për Egjeun
20/08 19:00
Top News – Rusia nuk ka më karburant…Kremlini e pranon: Po importojmë benzinë nga jashtë
20/08 15:45
Top News – Shpejtësi 6 herë më e madhe se e zërit / Raketat balistike të rusisë ndëshkojnë Ukrainën
20/08 15:09
Top Channel/ Moti i keq pushton Italinë: 40 mijë rrufe vetëm në Liguria, goditet një tren!
20/08 14:53
Top Channel/ Vapa ekstreme, 14 mijë viktima/ Gjermania regjistron bilancin më të rëndë
20/08 14:42
Top Channel/ Izraeli paralajmëron Turqinë/ Netanyahu: Nuk tolerojmë praninë ushtarake turke
20/08 14:24
Top Channel/ Izraeli s`duhet të përplaset me Turqinë, Ehud Barak: Netanyahu ka dalë nga binarët!
20/08 14:23
Top Channel/ Robotët çojnë bursën në qiell/ Unitree fiton mbi 600 për qind në debutimin në Shangai
20/08 14:05
Top Channel/ Përplasje në ajër! Avioni përplaset me helikopterin e policisë, humb jetën piloti
20/08 13:54
Top Channel/ Pas 6 vitesh tensione, Harry dhe Meghan rikthehen në Britani, Charles mirëpret nipërit
20/08 13:53
Top News – Kim Jong un me 57 bomba bërthamore / Koreja e Jugut ‘korrigjon’ Trumpin: Ka rreth 120
20/08 13:50
Top Channel/ SHBA në alarm! Borxhi kalon 40 trilionë dollarë, çfarë po ndodh me ekonominë amerikane?
20/08 13:29
Top Channel/ Natë terrori në Kiev! Sulmet ruse lënë 12 të vrarë dhe 30 të plagosur
20/08 13:28
Top News – Trump krekoset para helipadit të ri / ‘Do t’i lë të gjithë me gojë hapur’, 6 milionë USD
20/08 13:23
Top News – Trump nuk e zbuti Kim Jong Un-in / Koreja e Veriut lëshon 10 raketa balistike drejt detit
20/08 13:20
Top Channel/ Zjarret në Europë, ekspertët: “Do të shtohen me 39%, edhe në skenarin më të mirë”!
20/08 12:03
Top News – Mbrojtja e Ukrainës në ‘grahmat e fundit’ / Rusia, breshëri raketash e dronësh mbi Kiev
20/08 12:02