Fansat e Diego Armando Maradonës, dhe vajzat e tij, u vendosën përballë avionit të parë që nderon yllin e ndjerë të futbollit në aeroportin Moron, në provincën e Buenos Airesit. Në avionin 'Tango D10S' shihej imazhi dhe momente të Maradonës në fushën e blertë, si një lloj ekspozite fluturuese.