Një avion luftarak rus fluturoi shumë afër një aeroplani zbulues amerikan mbi Siri, duke e detyruar atë të kalonte nëpër një valë të trazuar dhe duke vënë në rrezik jetën e katër anëtarëve të ekuipazhit amerikan. Zyrtarët amerikanë thanë se incidenti ishte një përshkallëzim në një seri ngacmimesh midis avionëve amerikanë dhe rusë në Siri në javët e fundit. Përgjimi nga një Su-35 rus pengoi ekuipazhin amerikan të pilotonte në mënyrë të sigurt avionin MS-12, thanë autoritetet amerikane, duke e quajtur atë një nivel të ri të sjelljes së rrezikshme që mund të çojë në një aksident ose humbje jete.