Stuhia e dëborës rrëzoi një avion privat biznesi në aeroportin Ndërkombëtar të Bangor. Policia në Maine tha se të gjashtë personat që ndodheshin në bord kanë ndërruar jetë. Bombardier Challenger 600 u rrëzua rreth orës 7:45 të mbrëmjes. FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po hetojnë rastin. Të dhënat tregojnë se avioni ishte i regjistruar në emër të një firme avokatie me seli në Hjuston të Teksasit, raportoi KHOU, degë e CBS . Aksidenti ndodhi ndërsa Anglia e Re dhe pjesa më e madhe e vendit u përballën me një stuhi të madhe dimërore. Bangori kishte përjetuar reshje të vazhdueshme bore të dielën, së bashku me shumë pjesë të tjera të vendit. Aeroporti lëshoi një deklaratë ku thuhej se ekipet e emergjencës ishin në vendngjarje në aeroport, i cili u mbyll pas asaj që e përshkroi si një incident që përfshinte një avion të vetëm që po largohej nga aeroporti. Ai mbeti i mbyllur të hënën në mëngjes, tha Departamenti i Policisë së Bangor.