Kanë humbur jetën të tetë personat që ndodheshin në bordin e një avioni të rrëzuar pranë Milanos, në San Donato. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët sipas të cilëve, kanë humbur jetën piloti, ndihmës piloti, pesë pasagjerë dhe një fëmijë. Avioni është përplasur me një godinë që po rikonstruktohej në afërsi të qytetit, duke shkaktuar edhe një zjarr të madh. Avioni ishte nisur nga aeroporti i Linates drejt Olbia-s në Sardenjë dhe alarmi u ndez pak minuta pas orës 13.00.