Dy persona janë lënduar në gjendje serioze pasi u bllokuan brenda një avioni të vogël që u përplas me shtyllën e tensionit të lartë afër Uashingtonit dhe shkaktoi edhe ndërprerje të energjisë atje. Të dy ata janë transportuar në spitalet e afërta me lëndime serioze – konfirmuan zyrtarët lokalë të cilët edhe shtuan se ata kishin pësuar hipotermi dhe lëndime fizike. Avioni u përplas me shtyllën e tensionit të lartë në orën 5.30 minuta të pasdites në kushte jo të mira moti në fshatin Montgomery në meriland. Ai u bllokua në linjat e energjisë elektrike në lartësinë e 33 metrave mbi tokë.