Java e Fluturimit në Athinë, një nga ngjarjet më të mëdha të aviacionit në Europën Juglindore, u kthye në tragjedi, pas rrëzimit të një avionit luftarak F-4E Phantom. Tre ditë zie kombëtare janë shpallur në Forcat e Armatosura, ndërsa Kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaroi: "Trishtimi ynë është i madh dhe mendimet tona janë me familjet e pilotëve që humbëm". Ai shtoi se institucionet shtetërore do të qëndrojë pranë të afërmve dhe veçanërisht dy fëmijëve të mitur që ata lanë pas.