Top News – Avioni i Assadit mund të jetë rrëzuar / MISTER, mediat izraelite: U zhduk nga radarët
08/12/2024 14:03

Avioni që po largohej nga Siria ndërsa rebelët pushtuan Damaskun u zhduk nga radarët, duke ndezur aludimet për vendndodhjen e Bashar al-Assad. Kjo vjen pasi qeveria e diktatorit sirian u përmbys nga rebelët që pushtuan kryeqytetin në një goditje rrufe dhe shpallën fitoren të shtunën. Një avion i Sirian Air u ngrit nga aeroporti i Damaskut rreth kohës kur kryeqyteti u pushtua nga rebelët, sipas të dhënave nga faqja e internetit Flightradar. Avioni fillimisht fluturoi drejt rajonit bregdetar të Sirisë, një bastion i sektit alavit të Asadit, por më pas bëri një kthesë të papritur mbi Homs dhe fluturoi në drejtim të kundërt për disa minuta përpara se të zhdukej nga radarët. Reuters nuk mundi të zbulonte menjëherë se kush ishte në bordin e Ilyushinit Il-76T, një lloj avioni i përdorur nga ushtria ruse. Avioni u zhduk nga radari në orën 5:29 të mëngjesit, 40 minuta pas ngritjes në fluturim, dhe pasi humbi lartësi. Dy burime siriane thanë se ekzistonte një probabilitet shumë i lartë që Assad mund të ishte vrarë në një aksident ajror pasi ishte një mister pse avioni mori një kthesë të papritur dhe u zhduk nga radari. "Avioni u zhduk nga radari, ndoshta transponderi është fikur, por besoj se probabiliteti më i madh është që avioni të jetë rrëzuar...", tha një burim. Sipas Flightradar 24, sinjali i avionit humbi afër Homsit, por kjo mund të jetë për shkak të fikjes së transponderit. "Avioni po fluturonte në një zonë me bllokim të sinjalit GPS, kështu që disa të dhëna mund të jenë të pasakta". Një raport tjetër pretendon se Assad ka fluturuar për në bazën ajrore të Khmeimimit të Rusisë në një pjesë të Sirisë ende besnike ndaj regjimit. Të tjerë spekulojnë se Assadi mund të ketë arritur të fluturojë në Emiratet e Bashkuara Arabe ose të kalonte kufirin në Irak.

Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42