Aeroporti ndërkombëtar i Haitit u detyrua të mbyllej pasi bandat hapën zjarr ndaj një avioni pasagjerësh. Fluturimi i Spirit Airlines nga Florida u godit nga plumbat teksa po përgatitej të ulej në pistën e aeroportit ndërkombëtar Toussaint Louverture në Port-au-Prince (Port o Prins). Një stjuardesë u plagos pasi bandat goditën avionin, që kishte ardhur nga Fort Lauderdale, me armë zjarri të hënën. Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale duket se tregojnë vrimat e plumbave në kabinën e avionit, pranë derës së pasme...