Top News/ Avionët nuk ulen dot në pistë…Stuhi e çmendur në Britani, era me 160 km në orë
22/01/2024 15:51

Dhjetëra e mijëra njerëz në Britaninë e Madhe dhe Irlandë kanë mbetur pa energji elektrike të hënën pasi stuhia Isha u përplas mbi to me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm duke goditur rëndë udhëtimet. Erë me shpejtësi 159 km në orë u regjistrua në anglinë verilindore ndërsa e gjithë britania e madhe ishte nën alarm për stuhinë e nëntë që nga shtatori. Isha pason stuhinë Henk, e cila u përplas mbi britani më herët këtë muaj, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe kaos në shërbimet e trenave dhe në qarkullimin në rrugë. Ekspertët thonë se ndryshimet e klimës po bëjnë që dimrat në rajon të jenë më të nxehtë dhe më të lagësht ndërkohë që po rrisin mundësinë e eventeve ekstreme të motit. Në Irlandë, që u godit keq nga Isha, të paktën 235 mijë shtëpi mbetën pa energji elektrike. Dhjetëra e mijëra të tjera ishin pa energji në irlandën e veriut ndërsa mijëra prona mbetën në errësirë në anglinë veriperëndimore dhe në Uells. Pemët e shkulura me rrënjë në skoci mbyllën shumë rrugë kryesore ndërsa mbetjet dhe përmbytjet bënë që të ndaleshin trenat në stacione. Policia tha se një 84 vjecar kishte humbur jetën mbrëmjen e të dielës kur makina e tij u godit nga një pemë e rënë afër kryeqytetit skocez, Edinburg. Dhjetëra fluturime u anuluan apo u vonuan mbrëmjen e të dielës me disa avionë që u devijuan në aeroporte të tjera pasi nuk mund të uleshin në tokë për shkak të erës së fortë. Një avion i RyanAir nga dublini në Manchester u ul në paris ndërsa një tjetër që ishte nisur nga ishujt kanarie për në kryeqytetin irlandez përfundoi në Bordo pas përpjekjeve të pasuksesshme për tu ulur në tokë. Shumë shkolla në skoci u mbyllën të hënën ndërsa paralajmërimet për përmbytje mbeten në fuqi. Zyra meteorologjike në vend tha se stuhia pritet të largohet më vonë gjatë ditës.

Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36