Një incident i ri i shkeljes së hapësirës ajrore greke nga Turqia është regjistruar mëngjesin e së premtes në verilindje të Egjeut. Një avion turk pa pilot, hyri në territorin grek dhe vijoi me shkeljen e hapësirës ajrore kombëtare, duke lëvizur në zonën detare mes ishujve. Autoritetet greke reaguan menjëherë ndaj incidentit. Dy avionë luftarakë F-16 të Forcave Ajrore greke u ngritën për të lokalizuar, identifikuar dhe interceptuar dronin turk.