Top News – Avionët fluturojnë ulët/ Francë, lënë një fshat të tërë pa drita
18/02/2021 20:10

Dy avionë të ushtrisë franceze, kanë fluturuar aq poshtë, afër tokës, sa që kanë bërë që të këputen linjat elektrike dhe të lihet në terr një fshat në jug të francës. Incidenti ndodhi pasditen e të mërkurës, në fshatin e vogël Le Castellet, afër Manosque-s.Dy avionë francezë Rafale, u nisën nga një bazë ajrore e afërt, dhe fluturuan në lartësi të ulët në një fluturim trajnues – thonë raportet. Tani është hapur një hetim për incidentin e rrallë. “Një avion fluturoi aq poshtë sa që shkaktoi një zhurmë shurdhuese. Kur ngrita kokën, pashë edhe një avion të dytë”, tha kryebashkiaku lokal. “Ishte aq poshtë sa që mendova se kishte kaluar nën linjat elektrike”, tha një tjetër banor që ndodhej në makinë në atë kohë. Në fakt, sic tregojnë vetë banorët, një nga avionët kishte kaluar mes linjave elektrike duke i këputur ato. Rënia e kabujve kishte shkaktuar madje edhe një zjarr, që sidoqoftë ishte vënë shpejt nën kontroll. Fshati mbeti pa energji për disa orë ndërsa aksesi në rrugën hyrëse të tij ishte ndaluar për shkaqe sigurie. “Fatmirësisht nuk kishte të lënduar. Ky incident kishte detyruar pilotin e avionit të ulej në tokë në bazën ajrore Orange”, tha një zëdhënës i forcës ajrore franceze për mediat vendase duke shtuar se u vinte keq për incidentin jashtëzakonisht të rrallë. Një gjëmim i fuqishëm i shkaktuar nga një avion ushtarak që kishte kapërcyer shpejtësinë e zërit, u dëgjua në paris vitin e shkuar, duke shkaktuar frikë dhe konfuzion mes banorëve.

Top News – ‘Jeta dhe pronat janë në rrezik!’ Stuhi të frikshme në Krishtlindje, Kalifornia nën ujë
25/12 12:54
Top Channel/ Përmbytje dhe festë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kaliforni, shirat vazhdojnë
25/12 12:24
Top Channel/ Lojëra lufte në ajër, bombardues rusë në Skandinavi shoqërohen nga avionët e NATO-s
25/12 12:21
Top Channel/Protestë dhe festë/ Fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes të ngujuar në rrugë
25/12 12:21
Top Channel/ 468 milionë euro mrekulli, lotaria fitohet nga qyteti spanjoll i shkatërruar nga zjarri
25/12 12:20
Top News – Tani pritet përgjigjia e Putinit / Ukraina dhe SHBA miratojnë marrëveshjen e paqes
25/12 12:14
Top News – Bombarduesit rusë në veri të Skandinavisë / Putin provokon, NATO ngre avionët luftarakë
25/12 12:10
Top News – ‘2026-a do jetë edhe më keq!’ / Meloni ‘paralajmëron’ stafin: Pushoni për festa sepse…
25/12 12:09
Top Channel/ Festa në Betlehem, patriarku latin i Jerusalemit: Pasiguria ndihet sot kudo në botë
25/12 12:06
Top News – Mesha e parë e Krishtlindjes / Papa Leoni, thirrje për paqe e dhembshuri në Vatikan
25/12 12:06
Top Channel/ Mesazhi i Papa Leonit XIV: Ekonomi e shtrembëruar që trajton qeniet njerëzore si mallra
25/12 12:05
Top News – Evropa dënon ashpër Izraelin / 19 koloni të reja në Bregun e okupuar Perëndimor
25/12 12:01
Top News – ‘Ne kemi një ëndërr-Putin të vdesë’ / Zelenski mban fjalimin e Krishtlindjeve ‘nën bomba’
25/12 11:54
Top Channel/Dosja Epstein, dalin edhe 1 milion të reja, autoritetet amerikane thonë se do publikohen
25/12 11:42
Top News – Banda italo-shqiptare e kokainës. 16 urdhër arreste në Pescara, droga u shitej ‘elitave’
25/12 10:29
Top News – Shpërthen bomba në Moskë / Vriten dy oficerë policie një ditë pas gjeneralit rus
25/12 09:37
Top Channel/Fundi i luftës, SHBA-Ukrainë marrëveshje, Moska pa përgjigje, Zelensky gati referendum
24/12 23:36
Top News- Vuçiç akuzon Trump se e preu në besë: Prisnim hapa të mëdhenj
24/12 22:39
Top News- Tragjedi në Mesdhe, 116 viktima/ Jepet alarmi, një anije u fundos në ujë
24/12 21:15
Top Channel/ Sapo la Ankaranë, bie avioni: Vdes shefi i shtabit libian, Erdogani urgjent hetim!
24/12 15:20
DIGITALB DIGITALB