Ushtria ukrainase shumë shpejt pritet të ketë në dispozicion avionët e saj F-16 të cilët mund t’i përdorë në luftën kundër agresionit rus. Pas miratimit të presidentit Joe Biden, një grup vendesh europiane, të udhëhequra nga Britania e Madhe dhe Holanda, kanë marrë përsipër t’i sigurojnë avionët Ukrainës dhe të ndihmojnë në trajnimin e pilotëve ushtarakë.