Top News – Avionët britanikë ‘blindojnë’ qiejt / Të mëdhenjtë e evropës takohen në Islandë
15/05/2023 11:08

Islanda tha të dielën se një skuadrilje e Forcave Ajrore Britanike do të patrullojë qiellin e vendit nordik javën e ardhshme kur udhëheqësit nga e gjithë Evropa do të takohen në Reykjavik për të diskutuar sigurinë e kontinentit dhe mbështetjen për Ukrainën. Marrëveshja për mbrojtjen e hapësirës ajrore, e nënshkruar nga të dy vendet, do të ofrojë siguri përpara, gjatë dhe pas takimit të Këshillit të Evropës, mbikëqyrësi kryesor i të drejtave të njeriut në kontinent, i cili do të mblidhet në Islandë më 16 dhe 17 maj. Kryeministri britanik Rishi Sunak është ndër udhëheqësit e qeverive që do të marrin pjesë në mbledhjen e këshillit prej 46 vendesh. Marsin e vitit të kaluar Rusia u largua nga grupi, duke menjanuar një përjashtim të pritshëm lidhur me agresionin e saj në Ukrainë. Takimi do të jetë ngjarja më e madhe ndërkombëtare që zhvillohet në Islandë, sipas qeverisë. Shteti ishullor në pjesën veriore të Atlantikut ka një popullsi prej 400,000 banorësh dhe nuk ka ushtri të rregullt apo forca ajrore. Marrëveshja për sigurinë e hapësirës ajrore u arrit në koordinim me aleancën e gjerë të NATO-s, anëtarë të së cilës janë Islanda dhe Britania, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Islandës.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55