Top News/ Avionë vëzhgimi ASC 890 dhe raketa / Suedia, 1.3 miliardë dollarë armatime për Ukrainën
29/05/2024 13:21

Qeveria e Suedisë njoftoi për paketën më të madhe të saj të ndihmës ushtarake që i ka ofruar Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të fqinjit të saj. Paketa, e 16-ta që nga nisja e luftës, është në vlerë prej 1.3 miliard dollarësh. Vendi skandinav, i cili u bashkua zyrtarisht me NATO-n në mars, do të dhurojë një sërë furnizimesh ushtarake, duke përfshirë avionë vëzhgimi ASC 890, raketa ajër-ajër me rreze të mesme veprimi Rb 99, municion artilerie etj. "Suedia po e mbështet Ukrainën me paketën e saj të 16-të të ndihmës, më e madhja deri më tani me vlerë 13.3 miliardë korona," u tha gazetarëve zëvendëskryeministrja Ebba Busch. Duke shkruar në X, ish-Tëitter, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshëndeti paketën e ndihmës si "kritike për mbrojtjen dhe rezistencën e Ukrainës". Ndihma suedeze "jo vetëm që shpëton jetë ukrainase, por gjithashtu ndihmon për të siguruar paqen dhe sigurinë afatgjatë në Evropë," shkroi ai. Ministri i Mbrojtjes Pal Jonson, shtoi se avioni i vëzhgimit ASC 890 do të ishte veçanërisht i dobishëm për mbrojtjen ajrore të Ukrainës, duke i mundësuar asaj "të identifikojë raketat e lundrimit dhe dronët në ardhje dhe të identifikojë objektivat në tokë dhe në det”. Stokholmi nuk e ka përjashtuar dërgimin e avionëve të tij luftarakë Gripen në Ukrainë, por të martën tha se i ishte kërkuar nga koalicioni i forcave ajrore për Ukrainën që të priste pasi ata i jepnin përparësi futjes së F-16 të prodhuar nga SHBA në forcat ajrore ukrainase. Suedia ka njoftuar ditët e fundit një paketë ndihme prej 650 milionë koronash për të siguruar furnizimin me energji të Ukrainës, një sektor që është shënjestruar nga sulmet ruse, dhe një paketë kornizë ndihme civile dhe ushtarake prej 75 miliardë koronash për tre vjet, nga viti 2024 në 2026, për të mbështetur Kievin "për aq kohë sa të jetë e nevojshme". Premtimet e sjellin ndihmën e përgjithshme të Suedisë për Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë në 2022 në më shumë se 100 miliardë korona, ose 4.1 miliardë dollarë, duke e bërë Kievin marrësin më të madh të ndihmave suedeze.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55