Shtetet e Bashkuara po forcojnë praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme mes përshkallëzimit të tensioneve me Iranin, duke planifikuar dislokimin e avionëve luftarakë F-16 dhe F-35 nga bazat në Evropë, si dhe cisternave shtesë për furnizim me karburant në ajër. Sipas një zyrtari amerikan, kjo lëvizje synon të rrisë gatishmërinë ushtarake, ndërsa një burim izraelit bëri të ditur se dhjetëra avionë amerikanë për furnizim me karburant kanë mbërritur në Izrael ditët e fundit. Numri i tyre, që kishte rënë në rreth 40 pas operacionit të marsit, është sërish në rritje.