Tensionet mes Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të tjerë të NATO-s pas kanë vijuar sërish pas incidentit të së martës ku një dron amerikan u rrëzua në Detin e Zi pas manovrave të kryera nga avionët rusë. Këtë të mërkurë, një tjetër avion rus, që zakonisht përdoret për transportin dhe furnizimin në ajër, ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë, vend i NATO, pa kërkuar autorizimin e nevojshëm në këto raste. Menjëherë dy avionë të tipit Typhoon, një britanik dhe një gjerman, u ngritën në ajër për ta “shoqëruar” jashtë kufijve të Aleancës.