Këto janë pamjet e zjarrit që përfshiu fshatin Dukat në Vlorë mbrëmjen e të enjtes. Flakët u shfaqën në katër vatra e më pas u përhapën me shpejtësi në drejtim të malit të Çikës duke djegur një siëprfaqe të konsiderueshme me bimësi të ndryshme. Zjarrvënia paraprakisht dyshohet të ketë qenë të qëllimshme, ndërsa zjarrfikësit, 40 forca të ushtrisë nën drejtimin e strukturave të emergjencave po vijojnë punën prej orëve të para të mëngjesit për neutralizimin e flakëve.