Garda Revolucionare e Iranit nisi stërvitjet e mëdha pesëditore, në kohën kur tensionet janë të larta për shkak të programit bërthamor të Teheranit. Divizionet ajrore, trupat tokësore dhe forcat detaje po marrin pjesë në manovrat ushtarake që po mbahen në Ngushticën strategjike të Hormuzit, tha televizioni shtetëror iranian.