Top News – ‘Aventura’ ushtarake e Putinit në Siri / Çfarë do të ndodhë me bazat ushtarake ruse?
08/12/2024 14:05

Kur Vladimir Putin mori pushtetin në Rusinë post-sovjetike një çerekshekulli më parë, ai menjëherë përveshi mëngët për të rivendosur statusin e Moskës si fuqi botërore. Iu deshën 15 vjet, por Rusia njoftoi për ndërhyrjen e saj ushtarake në luftën civile siriane, si dëshmi të rikthimit të saj si forcë që nuk duhet të injorohet në skenën ndërkombëtare. Moska e përdori atë imazh për të zgjeruar ndikimin e saj në gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë, si një kundërpërgjigje ndaj Perëndimit. Tani, rënia e Qeverisë së Bashar al-Assadit, një aleati kyç të Moskës, i ka dhënë një goditje serioze ambicieve të Moskës si fuqi e madhe. “Aventura ushtarake e Putinit në Siri ishte e dizajnuar të demonstronte se Rusia është fuqi e madhe dhe mund ta projektojë ndikimin e saj jashtë vendit”, thotë Phillip Smyth, ekspert për Lindjen e Mesme. “Humbja e Sirisë është shuplakë e fortë për Putin”. Rrëzimi i Assadit paraqet jo vetëm goditje ndaj reputacionit të Rusisë, por ka të ngjarë të paraqesë edhe një humbje të madhe strategjike. Siria është shtëpi e dy bazave të mëdha ushtarake të Rusisë: një baze ajrore në Hmeimim dhe një baze detare në Tartus. Baza detare në Tartus është baza e vetme që Rusia ka në ujëra të ngrohta dhe i jep akses Moskës në Detin Mesdhe. Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Siri më 2015 ndryshoi rrjedhën e luftës. Fushata shkatërruese ajrore e Moskës ndaj pozicioneve të rebelëve, ndihmuan ushtrinë siriane të rimerrnin pjesë të mëdha të territorit dhe të mbanin në pushtet Assadin. Fushata e Moskës në Siri ndodhi një vit pas pushtimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë dhe mbështetjes për forcat separatiste në lindje të Ukrainës. Moska përdori përfshirjen e saj në Siri dhe Ukrainë për ta paraqitur veten si fuqi, që është e aftë të sfidojë Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe Perëndimin dhe në të njëjtën kohë zgjeron ndikimin në botë nga Mesdheu në Afrikë dhe Amerikën Latine. Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022, Siria u bë aset për Moskën, e në të njëjtën kohë një sfidë për të mbajtur fushatat ushtarake në dy fronte. Me pritjen që Rusia të humbë asetet e saj ushtarake në Siri, pas rënies së Assadit, misioni është edhe më i vështirë.

Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42