SIGAL UNIQA Group Austria, falë bashkëpunimit me “EuropAssistance” ishte kompania e parë e sigurimeve në Shqipëri që solli shërbimin e Asistencës Rrugore me mbulim Ballkanin dhe Europën. Klientët që morën këtë shërbim kanë mbetur shumë të kënaqur dhe pas kërkesës së mijërave prej tyre, u punua fort dhe sot ky shërbim vjen edhe në territorin e Shqipërisë. Kështu, SIGAL UNIQA bëhet kompania e parë e sigurimeve që sjell një shërbim të tillë dhe një emër kaq të madh në fushën e asistencës rrugore në vendin tonë.