Policia ka shoqëruar dy shtetas të huaj si persona që mund të jenë të përfshirë, ose të kenë dijeni për ekzekutimin mafioz të Ardian Nikulajt në Shëngjin. Nga hetimet e deritanishme, grupi hetimor ka arritur në përfundimin se për ekzekutimin e Nikulajt faza përgatitore për kryerjen e krimit ka qenë të paktën disa ditë.