Të tjera detaje janë zbadhur nga atentati I ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në lagjen “Erdogan”, në qytetin e Lacit ku mbeti i vrarë Ilir Gjini. Sipas burimeve, 40-vjeçari, i njohur edhe me mbiemrat Kokaj, Lika dhe Nure, ka qenë në këmbë në momentin kur është qëlluar me shtatë plumba më armë zjarri pistoletë, ndërsa po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte.