Top News – Autori shërbeu me Forcat Speciale të SHBA / FBI kërkon motivin, Trump dënon sulmin
27/11/2025 11:57

Hetuesit e FBI-së kërkuan të enjten të dhëna se çfarë e shtyu një emigrant afgan të hapte zjarr ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare vetëm disa blloqe larg Shtëpisë së Bardhë në atë që zyrtarët e quajtën një "pritë" në prag të Ditës së Falënderimeve. Dy ushtarët, pjesë e një misioni të militarizuar të zbatimit të ligjit të urdhëruar nga Presidenti Donald Trump muaj më parë dhe të sfiduar në gjykatë nga zyrtarët e Distriktit të Kolumbias, u shtruan në spital në gjendje kritike. I dyshuari, i cili u plagos në një shkëmbim zjarri para se të arrestohej, u identifikua nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare si Rahmanullah Lakanëal, një shtetas afgan. Trump, i cili ishte në resortin e tij në Florida në kohën e sulmit, publikoi një deklaratë të regjistruar të mërkurën vonë duke i quajtur të shtënat "një akt të lig, një akt urrejtjeje dhe një akt terrori". Ai tha se administrata e tij do të "rishqyrtojë" të gjithë afganët që erdhën në SHBA gjatë presidencës së Joe Biden. Agjencia e Shërbimeve të Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së tha më vonë se ka ndaluar përpunimin e të gjitha kërkesave për imigracionin që lidhen me shtetasit afganë për një kohë të pacaktuar, "në pritje të shqyrtimit të mëtejshëm të protokolleve të sigurisë dhe verifikimit". Sipas të dhënave, Lakanëal hyri në SHBA në vitin 2021 në kuadër të një programi të epokës së Bidenit për të rivendosur mijëra afganë që ndihmuan SHBA-në gjatë luftës në Afganistan dhe kishin frikë nga hakmarrja e forcave talebane që morën kontrollin e vendit të tyre pas tërheqjes së SHBA-së. NBC Neës, duke cituar një intervistë me një të afërm të paidentifikuar të të dyshuarit, raportoi herët të enjten se Lakanëal shërbeu në ushtrinë afgane për 10 vjet së bashku me trupat e Forcave Speciale të SHBA-së dhe ishte i stacionuar në Kandahar për një pjesë të asaj kohe. I afërmi tha gjithashtu se Lakanëal punonte për gjigantin e shitjes me pakicë online Amazon.com herën e fundit që folën disa muaj më parë.

Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52
Top News – Arrestohet ushtari amerikan në Britani / Akuzohet se spiunonte për llogari të Rusisë
11/11 11:52
Top Channel/Ambasadori i SHBA në Kosovë, Trump nominon një ekspertë shëndetësie dhe teknologjie!
11/11 11:46
Top Channel/ Dështon mocioni kundër Hegseth, Trump: “Një patriot i madh u shpall i pafajshëm”!
11/11 11:29