Në ditët e “Automotive Fair Albania”, ngjarja më e madhe për të apasionuarit pas automjeteve, Tirana është shndërruar në një pistë garash me makina, e cila mblodhi bashkë prodhues e koleksionistë të industrisë se automobilizmit. Garën e makinave e ndoqi dje edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në sheshin “Nënë Tereza”. Ai tha se “Automotive Fair Albania” i ka sjellë qytetit adrenalinën e garave me makina dhe u shpreh mirënjohës për organizatorët e panairit.