Një aksident me pasojë vdekjen e një personi, u shënua në Lushnje mesditën e kësaj të enjte. Një automjet tip Benz, me drejtues shtetasin me iniciale A. B., 60 vjeç aksidentoi shtetasin Hamdi Cela, 65 vjec, për pasojë ky i fundit ndërroi jetë në vend, për shkak të plagëve të rënda. Ngjarja u shënua rreth orës 12:20, në vendin e quajtur "Stan Karbunarë", ndërsa 65 vjecari po udhëtonte me bicikletë, në momentin që u përplas papritur nga automjeti.