Policia e Pogradecit goditi një rast të armëmbajtjes pa leje. Aksioni I koduar “Gurrasi” u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një 65-vjeçar mbaten në shtëpi kallashnikov dhe municione të tjera. Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, një sasi municioni luftarak, kapsolla detonatore dhe elektrike dhe fitil zjarr përcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.