Fansat e Rita Ora duket se janë zhgënjyer jashtë mase nga këngëtarja pasi kanë dyshime mbi origjinalitetin e autografeve të albumit të saj të fundit, të cilat shiten në internet deri në 25 £. Fansat e muzikës së Rita Orës po bëjnë thirrje për kthimin e parave nga ylli i popit. Ata kanë vënë re dallime midis shkrimit të vënë në kopertinat e shitura në internet dhe atyre të firmosura nga vetë Rita Ora.