Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e së martës në Rrugën e Kombit. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Rubikut, ku fatkeqësisht një person ka humbur jetën. Një autobus me targa të Kosovës ka përplasur një person, i cili lëvizte me biçikletë. Drejtuesi i biçikletës, që po lëvizte anash rrugës, fatkeqësisht ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave