Dy persona janë kapur nga Policia në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, duke transportuar me autobus mallra të ndryshme të kontrabanduara nga Greqia. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nga informacionet e marra nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Vlorë-Gjirokastër. Të arrestuarit janë shtetasit O. L, 43 vjeç, dhe M. D, 43 vjeç, të dy banues në Tiranë. Policia ka ndaluar autobusin në aksin Kakavijë-Gjirokastër, të cilin dy 43-vjeçarët e drejtonin me radhë. Gjatë kontrollit, në vende të mbyllura të autobusit janë gjetur 100 steka me cigare dhe mbi 22 600 euro.