Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer i dërgoi një mesazh të fortë mbështetës Prishtinës, duke thënë se vendi i tij është i gatshëm të dërgojë trupa shtesë në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR, nëse një gjë e tillë i kërkohet zyrtarisht nga aleanca ushtarake perëndimore. Gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Nehammer tha se Austria ka numrin më të madh të trupave në KFOR nga shtetet që nuk janë pjesë e NATO-s.