Australia do të njohë shtetin palestinez gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet në shtator, tha kryeministri i vendit Anthony Albanese. “Zgjidhja me dy shtete është shpresa më e madhe e njerëzimit për ta ndalur ciklin e dhunës në Lindjen e Mesme dhe për t’i dhënë fund konfliktit, vuajtjeve dhe urisë në Gaza”, tha ai. “Derisa shtetësia izraelite dhe palestineze të bëhen të përhershme, paqja mund të jetë vetëm e përkohshme. Australia do të njohë të drejtën e popullit palestinez për një shtet të vetin. Ne do të punojmë me komunitetin ndërkombëtar që kjo e drejtë të bëhet realitet”, shtoi ai.