Top News/Australia forcon ushtrinë, ‘frikë’ nga Kina/Mungojnë 4.400 trupa, pranohen rekrutë të huaj
04/06/2024 12:12

Forca e Mbrojtjes e Australisë do të lejojë edhe rekrutë nga vendet e huaja në radhët e veta, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi. Australia, prej vitesh, përballet me numër të ulët rekrutimesh.Kjo, sipas zyrtarëve, është pasojë e nivelit të ulët të papunësisë. Shifrat e fundit të Qeverisë vlerësojnë se Forca e Mbrojtjes ka mungesë të rreth 4.400 trupave. Nga korriku, shtetasit e Zelandës së Re që janë banorë të përhershëm të Australisë, mund të aplikojnë për t’iu bashkuar ushtrisë australiane, ndërsa nga viti i ardhshëm këtë do të mund ta bëjnë edhe banorët nga Britania e Madhe dhe vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë. Ministri australian i Mbrojtjes, Richard Marles, tha se këto ndryshime “janë thelbësore përballë sfidave të sigurisë, gjatë dekadës së ardhshme dhe më tej”. Kanbera ka shprehur vazhdimisht shqetësime për, siç është shprehur, veprimet armiqësore të Kinës. Nën aleancën e njohur si “Pesë sy”, Australia, Britania, SHBA-ja, Kanadaja dhe Zelanda e Re punojnë së bashku edhe në shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës.

Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16
Top News – Arabët mbështesin rivalin e Netanyahut / Bibi humbet mbështetjen e ultra-ortodoksëve
06/11 11:10
Top News – Ndihmojnë fermerët palestinezë / Ish gjeneralët izraelitë dënojnë dhunën e kolonëve
06/11 11:06
Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12