Kaseta origjinale e regjistrimit të komunikimeve të zinxhirit komandues të Gardës së Republikës, ku pretendohet se dëgjohet urdhri për të qëlluar mbi protestuesit në 21 janar të vitit 2011, u dorëzua nga gazetari Artan Hoxha në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Kaseta përmban 36 minuta regjistrim ku dëgjohen bisedimet, sipas tij, të ish kreut të Gardës Ndrea Prendi dhe vartësve të tij gjatë dhe pas vrasjes së 4 protestuesve dhe plagosjes së disa të tjerëve. Prokurori i çështjes i kërkoi gazetarit të tregojë burimin, se kush ia ka dhënë kasetën.