Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin e dhjetorit 2019 të shkallës së parë me një vit burg për deputetin, Ervin Salianji, që u gjet fajtor për akuzën e kallëzimit të rremë. Gjithçka nisi pas publikimit të këtij audio-përgjimi në vitin 2018 nga ana e Partisë Demokratike. Por sipas vendimit të gjykatës, audiopërgjimi në fjalë është i rremë.