Familjarë të viktimave të 21 Janarit i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me një letër, ku i kërkojnë që të vendosë që hetimi i kësaj dosje të kalojë nga prokuroria e Tiranës, te prokuroria e Posaccme SPAK. Letra është dërguar nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, një nga katër të vrarët në Bulevard gjatë protestës së 21 Janarit 2011.