Të pajisur me kamera me rreze infra të kuqe, forcat ukrainase monitorojnë trupat dhe pajisjet në anën tjetër të të ashtuquajturës tokë e askujt, për të cilën palët kanë pretendime. Duke folur në vijën e parë të frontit, Anatolii Semenenko, komandant i një kompanie në ushtrinë ukrainase, thotë se forcat ushtarake të vendit të tij kanë ndryshuar tashmë mendësi.