Top News/ Atje ku ‘kryqëzohen’ nëndetëset e Putinit dhe perëndimit, NATO lojëra lufte në Arktik
07/03/2024 13:43

NATO po reagon ndaj gjendjes së ndryshuar të sigurisë me një seri manovrash me emrin "Steadfast Defender" ku do të mobilizohen gjithsej 90.000 ushtarë. Nga e enjtja partnerë të NATO-s po trajnohen në një manovër në shkallë të gjerë "Nordic Response 2024", e cila ka në thelb mënyrën se si duhet të mbrohen në rast të një sulmi ndaj territorit të aleancës. Në këtë manovër marrin pjesë edhe 1500 ushtarë të Bundesëehrit. Me këtë ushtria gjermane kërkon të mbledhë përvojë ushtarake në kushtet klimatike arktike. Në skenarin e trajnimit, ushtarët gjermanë duhet të marrin me një kundërsulm territore të zëna nga një pushtues që nga Alta në veri të Novergjisë më tej në jug. Në këtë manovër marrin pjesë 20.000 ushtarë nga 13 shtete anëtare të NATO-s, mes tyre edhe Finlanda dhe Suedia, që pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës vendoën t'i bashkohen NATO-s. Për këtë manovër shtetet anëtare përdorin një spektër të gjerë të sistemeve të armëve, mes tyre 100 avionë si edhe fregata dhe nëndetëse. Para fillimit të manovrës së NATO-s, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius shkoi në Altan norvegjeze. Të mërkurën ai vizitoi një stacion të ushtrisë norvegjeze në kufi me Rusinë dhe ofroi një bashkëpunim më të madh të Bundesëehrit në veri edhe pse bota për momentin i ka drejtuar sytë nga Ukraina dhe Lindja e Afërt. Një pjesë e rëndësishme e fuqisë ushtarake të Rusisë është mbledhur në veri, ka thënë Pistorius. "Këtu kalon trafiku, këtu kryqëzohen nëndetëset. Këtu piqen bashkë shumë gjëra, për të cilat ne kemi shumë pak njohuri në Europën Qendrore. Norvegjia kufizohet në veri me një kufi 198 km të gjatë me Rusinë. Në zonë ndodhet edhe qyteti tjetër i madh rus i Murmanskut, ku është vendosur flota ruse e veriut, një pikë shumë e rëndësishme strategjike. Pjesë e kësaj flote janë edhe nëndetëset me bomba atomike.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30