Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se 1100 ushtarë ukrainas kanë marrë pjesë deri më tani në programin e trajnimit të organizuar nga BE. Borrell, vizitoi personalisht bazën ku po trajnohen pjesëtarët e forcave të armatosura ukrainase, në Brzeg të Polonisë.