Në konferencën tradicionale për shtyp në kuadër të Panairit të 90-të Ndërkombëtar të Selanikut, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u ndal edhe te Shqipëria dhe rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian. I pyetur për marrëdhëniet me Tiranën dhe çështjet që lidhen me pronat dhe të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, Mitsotakis deklaroi se Greqia mbështet perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por theksoi se secili shtet do të vlerësohet veçmas në bazë të progresit të bërë.