Top News – Atentati në Rinas. Punësuan Muçi Shaljanin, dënohen dy ish-zyrtarët e AMP
22/07/2026 18:18

Gjykata e Tiranës ka dënuar me nga 6 muaj burg dy ish-zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Artjol Saliasin dhe Gëzim Salën, të shpallur fajtorë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk do të vuajë dënimin në burg, pasi gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të tij, duke i detyruar të paraqiten pranë Shërbimit të Provës për një periudhë njëvjeçare. Sipas hetimeve, dy ish-zyrtarët mundësuan në mënyrë të paligjshme punësimin në AMP të Muçi Shaljanit, i cili u vra në një atentat mafioz në nëntor 2025 në Rinas, ndërsa udhëtonte me Gilmando Danin, një emër i njohur për drejtësinë. Nga hetimet rezultoi se Shaljani u pranua si agjent vetëm gjashtë ditë pasi paraqiti kërkesën, duke u shkelur procedurat ligjore të rekrutimit. Ai u pagua nga AMP nga 16 shtatori deri më 11 nëntor 2025, pa u paraqitur asnjë ditë në vendin e punës. Më 11 nëntor 2025, pak pasi ishte kthyer nga Spanja së bashku me Gilmando Danin, automjeti me të cilin udhëtonin u qëllua me breshëri kallashnikovi pranë rrethrrotullimit të Rinasit. Dani humbi jetën në vend, ndërsa Shaljani ndërroi jetë më vonë në Spitalin e Traumës. Hetimet për atentatin vijojnë të kryhen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ndërsa çështja për punësimin e paligjshëm të Shaljanit përfundoi me dënimin e dy ish-zyrtarëve të AMP-së.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06