Seanca gjyqësore ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës, të akuzuar për përfshirje në atentatin e ndodhur te mbikalimi i Shkozetit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndojit, është shoqëruar me debate. Sipas SPAK, Bledar Polovina ka qenë personi që ka qëlluar i dyti gjatë atentatit. Gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatit mbrojtës Saimir Visha për shpalljen e pavlefshme dhe të papërdorshme të procesverbaleve, me argumentin se është shprehur për këtë çështje në seancën paraprake dhe se e ka gjetur të pabazuar.