Igli Kamberi, i konsideruar si drejtues i një grupi kriminal të goditur nga SPAK në bashkëpunim me Antimafian e Barit, rezulton me precedentë të mëparshëm penalë në Itali. Sipas autoriteteve italiane, grupi ku ai bënte pjesë dyshohet për përfshirje në aktivitete të pastrimit të parave, ndërsa vetë Kamberi akuzohet edhe për përfshirje në një vrasje të ndodhur në vitin 2025, ku viktimë ishte një parukier.