Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Valter Bamin. Bëhet me dije se ndryshimi i masës së sigurisë u shpall me shuarje mase sigurimi, pasi ka kaluar afati gjashtë mujor i masës arrest me burg për fazën e hetimit. Gjykata argumenton se prokuroria nuk dorëzoi prova brenda afatit dhe për këtë arsye ka zëvendësuar masën e sigurisë, nga ajo e arrestit në burg me arrest shtëpie.