Gjykata e Posaçme dënoi me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe 35 vite burgim për Julian Meçen. Vendimi u dha për dosjen e atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku më 1 nëntor 2019. Gjykata miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme. SPAK akuzoi Dervishajn se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, përfshirë këtu edhe Ramazan dhe Redjan Rrajën kanë ndërmarrë atentatin ndaj ish prokurorit. Të dy të akuzuarit u arrestuan në Dubai dhe në gusht të vitit 2024 u ekstraduan për t’u përballur me akuzat: Dervishaj si organizatori i atentatit ndërsa Meçaj si një nga autorët që qëlloi në drejtim të tij. Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, u zbardh nga transkriptimi i bisedave në aplikacionet Sky Encrochat.