Policia e shtetit dyshon se ka rrjedhje të sekretit hetimor për sa i përket atentatit të bujshëm me eksploziv ndaj Kastriot Reçit. Pikërisht një muaj nga shpërthimi i një automjetit në rrugën “Vasil Shanto” në kryeqytet ku mbeti i plagosur Preng Gjini, policia dhe prokuroria nuk kanë ende një emër personi të dyshuar.