Pas pothuajse një muaj nga atentati mafioz me një të vdekur e një të plagosur në Milot, Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka marrë në dorë çështjen. Prokuroria e Kurbinit e klasifikoi atentatin e mbrëmjes së 22 korrikut ku humbi jetën Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi, si të kryer nga një grup kriminal. Dosja është tërhequr një javë më pare dhe veprimet po kryhen nga prokurori i SPAK, Altin Dumani. SPAK po kalon në sitë të gjithë kundërshtarët e Ylli Brahimit që besohet se ishte shënjestër e atentatit.